LAJMI I FUNDIT:

Zola tregon dy arsyet kryesore se pse Kante nuk luajti sezonin e kaluar si mesfushor shkatërrues

Zola tregon dy arsyet kryesore se pse Kante nuk luajti sezonin e kaluar si mesfushor shkatërrues

Gianfranco Zola ka treguar se pse në sezonin e kaluar N’Golo Kante ka luajtur në një rol më të avancuar te Chelsea.

Me Maurizio Sarrin si kryetrajner, londinezët shfrytëzuan formacionin 4-3-3, ku gjatë verës së vitit 2018 nënshkruan me Jorginhon duke luajtur më thellë në treshen e mesfushës.


Ndryshimi do të thoshte që Kante, i konsideruar gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Evropë, duhet të luante në një rol më sulmues.

Zola, i cili ishte ndihmësi i Sarrit, ka mbrojtur vendimin që mesfushori francez me tipare mbrojtëse të luante më i avancuar në sulm.

“Ka dy arsye për këtë”, tha ai për BeINSports duke shtuar se “Kryesorja është se në mënyrën se si luajti Sarri, numri gjashtë është lojtari që ka pasur më së shumti topa në të gjithë ekipin”.

“Normalisht, Jorginho, kur ishte në Napoli dhe gjithashtu vitin e kaluar, bëri mes 140 dhe 160 prekjeve, ndonjëherë edhe më shumë. Kështu që italiani dëshiroi që dikush të jetë më i sigurt në marrjen e topit dhe ta lëvizë atë dhe të mos ketë frikë. Kjo është arsyeja e parë”, pohoi legjenda angleze.

Zola pastaj vazhdoi të shpjegojë se Kante nuk mund të plotësojë rolin e kërkuar sepse nuk është një mesfushor statik, më mirë të lëvizë rreth fushës sesa të qëndrojë në një zonë të veçuar.

“Arsyeja e dytë është se Kante nuk është një mesfushor statik”, shtoi ai dhe më tutje deklaroi se “Edhe pse gjithmonë ka luajtur me dy mesfushorë, Kante duhej të lëvizte. Ai ishte i lirë të shkonte anash, prapa, çfarëdo që të dëshironte. Ne biseduam me Kanten për këtë dhe ishte shumë të lumtur që luajti në këtë pozicion”.

Ndryshe, pas largimit të Sarrit, Frank Lampard e ka kthyer në rolin natyral kampionin e botës me Francën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori