Një zjarr që shpërtheu në një strukturë burgu në Riad herët në mëngjesin e së enjtes, mori jetën e tre të arrestuarve dhe plagosjen e 21 të tjerëve, raportojnë media shtetërore saudite.

Të burgosurit u evakuuan dhe të lënduarit u dërguan në spital pasi zjarri shpërtheu në agim në burgun Al-Malaz, thanë autoritetet e tij në një deklaratë të botuar nga Agjensia Zyrtare Saudite e Shtypit, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit “specialistët me ndihmën e mbrojtjes civile ishin në gjendje t’a vënin zjarrin nën kontroll dhe të parandalonin përhapjen e tij”, thuhet në deklaratë.

“Si rezultat i zjarrit që ndodhi, tre mbetën të vdekur dhe 21 u plagosën”.

Nuk u tregua shkaku i zjarrit, por u tha se ishte nisur një hetim për të.

Zjarret aksidentale janë të zakonshme në të gjithë mbretërinë e shkretëtirës të Arabisë Saudite, ndonjëherë për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.

Në shtator, pesë njerëz u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një stacion të ri të trenave me shpejtësi të lartë në qytetin perëndimor të Jeddah, sipas televizionit shtetëror. /Telegrafi/