LAJMI I FUNDIT:

Zinedine Zidane arsyeton humbjen prej Betisit

Zinedine Zidane arsyeton humbjen prej Betisit

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë sezonale në kuadër të ligës elitare spanjolle.

Kampioni aktual nuk ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë kundër Real Betisit duke humbur me rezultat minimal prej 1-0.


Trajneri i madrilenëve ka arsyetuar humbjen duke thënë se topi nuk dëshironte të hynte në gol.

“Nuk ka shumë që mund të bëni kur topi nuk dëshiron të hyjë në gol. Ne nuk kemi pasur paraqitje shumë të mirë, por nuk mund të them as të keqe. Kishim 26 apo 27 shanse, ky ishte futbolli. Vitin e kaluar kemi fituar ndeshje që ndoshta nuk i kemi meritua, tani është e kundërta”, tha francezi.

Real 0-1 Betis: Notat e lojtarëve, një ish-madrilen më i miri në fushë (Foto)
Lexo po ashtu Real 0-1 Betis: Notat e lojtarëve, një ish-madrilen më i miri në fushë (Foto)

Ai ka pohuar më tutje se presidenti Florentino Perez ka ardhur në zhveshtore dhe ka inkurajuar të gjithë lojtarët e ekipit.

“Florentino erdhi në dhomën e veshjes për të inkurajuar lojtarët. Ne duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Sezoni është shumë i gjatë”.

“Jemi të lumtur që Cristiano është me ne më në fund. Gjërat nuk kanë shkuar mirë, por e duhet të vazhdojmë të punojmë dhe do ta bëjmë”. tha Zidane pas takimit për mediat spanjolle.

Ndryshe, Reali pas kësaj humbje ka shtatë pikë më pak se lideri aktual i La Ligës, Barcelona. /Telegrafi/

Reali i humbur: Pa fitore, pa rekord dhe mentalitet fituesi në Bernabeu (Video)
Lexo po ashtu Reali i humbur: Pa fitore, pa rekord dhe mentalitet fituesi në Bernabeu (Video)

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori