LAJMI I FUNDIT:

Reali i humbur: Pa fitore, pa rekord dhe mentalitet fituesi në Bernabeu (Video)

Reali i humbur: Pa fitore, pa rekord dhe mentalitet fituesi në Bernabeu (Video)

Real Madridi ka humbur nga Real Betisi me rezultat 0-1, duke pësuar humbjen e parë sezonale.

Los Blancos ishin më të mirë, por kundërshtarët u mbrojtën bukur dhe në fund befasuan, atëherë kur më së paku pritej.


Takimi filloi me rastin e mysafirëve në minutën e tretë me anë të Antonio Sanabrias, ndërsa Luka Modric rrezikoi në vazhdim me dy raste.

Një minutë heshtje në nderë të viktimave të tërmetit në Meksikë. Foto: Getty

Isco ishte ai që në minutat e fundit rrezikoi, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në minutën e 51-të rrezikoi Cristiano Ronaldo, por rastin më të mirë e kishte Gareth Bale në minutën e 75-të. Uellsiani gjuajti mjeshtërisht me thembër, por portieri kundërshtarë me pritjen e tij ia mohoi atij një nga golat më të bukur në karrierë.

Goli i vetëm në takim erdhi në minutat shtesë të takimit, ishte Antonio Sanabria që shënoi me kokë pas asistimit të Antonio Barragan.

Me këtë rast skuadra e Zinedine Zidanes dështoi të thyej rekordin e madh, duke u bërë skuadra e vetme në botë që shënon në 74 ndeshje radhazi në të gjitha garat. Kështu tani ata ndajnë rekordin me Santosin e famshëm të Peles.

Reali renditet në pozitën e shtatë me tetë pikë, shtatë më pak se Barcelona. Kurse Betis një pozitë më lartë me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Alaves, kurse Betis pret Levanten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori