LAJMI I FUNDIT:

Zielinski refuzon ofertën e fundit të Napolit përpara lëvizjes te Interi

Zielinski refuzon ofertën e fundit të Napolit përpara lëvizjes te Interi

Napoli u përpoq t’i ofronte Piotr Zielinskit një kontratë të re kohët e fundit, por mesfushori polak e refuzoi propozimin teksa pret një lëvizje te Interi në verë.

29-vjeçari ishte pranë një lëvizjeje te Al-Hilal në afatin kalimtar të verës, por në fund vendosi të qëndronte për një sezon të fundit me Napolin. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Napoli nuk dëshiron të humbasë Zielinskin në një transferim të lirë dhe i ofroi atij një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4.5 milionë euro neto në vit në fillim të këtij sezoni, por ai e refuzoi marrëveshjen. Ai është lidhur shumë me një lëvizje te Interi i Simone Inzaghit muajt e fundit.


Sipas Calciomercato.com, Napoli së fundmi i ofroi Zielinskit një marrëveshje të re – një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro, me një klauzolë lirimi prej 20 milionë euro, por ai sërish e refuzoi ofertën, duke pritur që të bashkohet me Interin në një transferim të lirë në verë.

Muajin e ardhshëm, 29-vjeçari do të jetë në gjendje të nënshkruajë një para-kontratë me Nerazzurrët.

Atij do t’i ofrohet një marrëveshje trevjeçare me një opsion për një të katërt, me një pagë prej 4.5 milionë euro neto plus bonuse. Një bonus nënshkrimi dhe komisionet e agjentëve do t’i bashkëngjiten gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Objektivi i madh i Real Madridit arrin marrëveshje personale me Bayern Munichun

Objektivi i madh i Real Madridit arrin marrëveshje personale me Bayern Munichun

La Liga
Barcelona – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Barcelona – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Xavi shfaqet si opsion për t’u bërë trajner i ekipit të madh

Xavi shfaqet si opsion për t’u bërë trajner i ekipit të madh

Bundesliga
Një mori sanksionesh pas finales së Kupës së Mbretit për Real Madridin: Rudiger e pëson keq, Lucas më butë – ‘fiton’ Bellingham

Një mori sanksionesh pas finales së Kupës së Mbretit për Real Madridin: Rudiger e pëson keq, Lucas më butë – ‘fiton’ Bellingham

La Liga
Henry flet për shanset që ka Arsenali për të kaluar në finale: Çdo gjë mund të ndodhë

Henry flet për shanset që ka Arsenali për të kaluar në finale: Çdo gjë mund të ndodhë

Liga e Kampionëve
Rooney i zhgënjyer me tifozët e Arsenalit, thotë se ata mund ta bënin ekipin të fitonte

Rooney i zhgënjyer me tifozët e Arsenalit, thotë se ata mund ta bënin ekipin të fitonte

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori