Zidane: U munduam, por nuk ia dolëm


Zinedine Zidane ka folur pas ndeshje me Borussia Dortmundin ku skuadra e tij e humbi venin e parë.
Ai ka thënë se skuadra e tij dha gjithçka por nuk arriti të fitojë.
Ndeshja u mbyll 2-2 me një gol të Marco Reus në momentet e fundit.
“Kam ndjenja të përziera. Gjëra që ndodhin. Humbëm disa shanse për të fituar ndeshjen, dhe barazuam e jemi të dytit. Dhamë gjithçka, por nuk ia dolëm”.
“Jam krenar me lojtarët e mi, punën dhe me gjithçka që ata bënë. Patëm kundërshtar të vështirë dhe në fund na duhej diçka më shumë, por tashmë është e kaluar”, ka thënë Zidane.

Nga
Telegrafi
07/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































