LAJMI I FUNDIT:

Zidane synon rikthimin si trajner në një klub, nuk preferon Ligën Premier

Zidane synon rikthimin si trajner në një klub, nuk preferon Ligën Premier

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, po shikon një rikthim në  menaxhim, por nuk preferon Ligën Premier.

Legjenda franceze ka një listë shumë specifike të dëshirave të klubeve ku mund të bashkohet.

Zidane shpresonte të fitonte detyrën e kombëtares franceze pas Didier Deschamps, por Deschamps tani është vendosur të vazhdojë për disa vite të tjera.

Chelsea befason me lëvizjen e fundit, Zidane kontaktohet për rolin e trajnerit
Lexo po ashtu Chelsea befason me lëvizjen e fundit, Zidane kontaktohet për rolin e trajnerit

Sipas The Athletic, Zidane do të tundohej nga një rikthim në Real Madrid, ku fitoi trofe të panumërt si Los Blancos.

Dy klube të tjera që e tundojnë trajnerin francez janë Olympique Marseille dhe Juventus.

Zidane duket se ka një prirje për të menaxhuar ekipet ku ai gjithashtu ka luajtur, ndërsa thuhet se nuk preferon Ligën Premier. /Telegrafi/