LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Si lojtar bëja gjumë të mirë, nuk shkoja në bare dhe pija vetëm ujë

Zidane: Si lojtar bëja gjumë të mirë, nuk shkoja në bare dhe pija vetëm ujë
Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

Udhëtimi i Zinedine Zidane në krye të futbollit profesionist ka qenë një kohë e gjatë dhe e vështirë.

Francezi kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan si futbollist së bashku me lojtar të mëdhenjtë si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo .

Sidoqoftë, hapat e tij të parë në lojë nuk ishin mjaft glamuroz dhe Zidane ka treguar shumëçka nga karriera e tij.

Eden Hazard: Shkaku i Zidanet fillova të luaj futboll, ai është idhulli im
Lexo po ashtu Eden Hazard: Shkaku i Zidanet fillova të luaj futboll, ai është idhulli im

“Ishte e qartë për mua që nga fillimi. Gjithçka që doja të bëja ishte të luaja futboll, por kisha vështirësi në shkollë dhe prindërit nuk më lejuan”, ka thënë fillimisht Zidane për OTRO.

“E dija mirë se nuk kisha një qëndrim ideal. Pastaj një ditë ata më thanë: ‘Ne e dimë se ke diçka në mendje, kështu që bëj atë që dëshiron të bësh'”.

“Sapo kisha lejen e prindërve, u përqendrova në dhënien e gjithçkaje për të arritur atë që dëshiroja. Mbërritja në Cannes, pashë trajnimin e profesionistëve dhe i thashë vetes: ‘Dua ta bëj këtë.’

“Që nga ky moment, bëra gjithçka që unë mund të bëja për tu bërë më i miri”.

Pasi u bashkua me Cannes në moshën 17-vjeçare, Zidane ndryshoi stilin e jetës së tij për të arritur në maje të futbollit.

Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

“Kam fjetur mirë, nuk isha idiot që shkoj nëpër bare, pija vetëm ujë dhe bëja zgjatje”.

“Vendosa gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm, doja ta bëja atë me çdo kusht. Kështu unë mund t’i bëja prindërit e mi të lumtur, sepse ishte jeta ime, por gjithashtu bëra që ata të bëheshin krenarë”.

Revolucioni i Zinedine Zidane - tetë largime dhe tri blerje për një Real Madrid të madh
Lexo po ashtu Revolucioni i Zinedine Zidane - tetë largime dhe tri blerje për një Real Madrid të madh

“Për t’u bërë i njohur, dhe pastaj për të luajtur, duhet të ishit të mirë, jo si sot. Së pari duhej të tregonit se ishit ndryshe nga të gjithë të tjerët, sepse në atë kohë kishte një numër të kufizuar lojtarësh – vetëm një ose dy të rinj për ekip”.

“Sot është e gjitha ndryshe, ajo shkon shumë më shpejt, dhe lojtarët nuk kanë më frikë të bëjnë gabime”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori