eksperti-banner

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se klubi mbretëror ka mbajtur bisedime për transferimin e Paul Pogbas.

Pogba kompletoi transferimin prej 89 milionë funtesh te Manchester United në gusht.


Por, Zidane thotë se Reali ishte po ashtu i interesuar për lojtarin.

“Ai ka mundur të vijë këtu”.

“Ka pasur bisedime për ta bindur të transferohet këtu, por nuk shkoi si duhet”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/

telegrafi sport app