LAJMI I FUNDIT:

Zidane përlotet teksa dëgjon fjalët e babait pas incidentit me Materazzin (Video)

Zidane përlotet teksa dëgjon fjalët e babait pas incidentit me Materazzin (Video)

Zinedine Zidane mjaft emocional në një intervistë dhënë për Telefoot mbrëmjen e së dielës. 45 vjeçari kërkon ta harrojë episodin me Marco Materazzin në finalen e Botërorit Itali 2006, pasi ishte ai incident shokues që shënjoi fundin e karrierës së tij, por kjo është e pamundur.

Ajo ngjarje ka mbetur e fiksuar në mendjet e miliona tifozëve por edhe të vet protagonsit, që shprehet se nuk ndihet aspak krenar për atë që ndodhi.


Goditja me kokë që ai i dha Materazzit solli edhe kartonin e kuq për Zidane në minutën e 110 të ndeshjes Itali Francë që u zhvillua në Gjermani plot 11 vjet më parë. Ndeshje që  u fitua nga Italia me penallti. Si rrallë herë një legjendë e futbollit botëror u pa mes lotësh teksa shihte me nostalgji imazhet e karrierës së tij dhe një klip të vjetër të të atit që fliste për shtypin në atë kohë.

‘Nuk jam aspak krenar për atë gjest.  Ndihem i keqardhur për atë që ka ndodhur përpara gjithë atyre njërëzve, të rinjve që aspirojnë dhe pëlqejnë futbollin, gjithë vullnetarëve, tifozëve dhe trajnerëve që mundohen të bëjnë diferencën me këtë sport. Kjo është dicka e keqe që ka ndodhur, është pjesë e jetës dhe karrierës time, është një prej atyre gjërave që nuk na pëlqejnë por që ka ndodhur dhe që duhet ta pranoj e ta kapërdij u shpreh Zidane.

Në klipin e vjetër ku shfaqej i ati i intervistuar pas atij incidenti, dëgjohej teksa i shprehte atij gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kishte për të birin e në këtë moment Zidane nuk u përmbajt dot më.

I ati i Zidane shprehej pikërisht kështu”

“Nuk ndihem aspak i turpëruar ti shpreh tim biri gjithë dashurinë e madhe që kam për të  dhe për nipërit e mi. Sa herë që i telefonoj iu them se i dua shumë, këtë e kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj gjithmonë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë”

Aktualisht Zidane është duke shijuar një pushim të shkurtër nga detyra e tij si trajner tek  Reali  i Madridit.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori