LAJMI I FUNDIT:

Zidane për shortin e çerekfinales: Liverpooli do të jetë shumë kërkues

Zidane për shortin e çerekfinales: Liverpooli do të jetë shumë kërkues

Zinedine Zidane u deklarua në konferencë për shtyp menjëherë pas shortit për çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid do të përballen me Liverpoolin në tetë të fundit, dhe francezi është i vetëdijshëm për kërcënimin që ata paraqesin pasi u përballën me ta në finalen e vitit 2018 në Kiev.


“Ne i dimë vështirësitë në këtë nivel. Do të jetë shumë kërkuese, veçanërisht fizikisht”, ka thënë Zidane.

Zidane u pyet edhe një herë për të ardhmen e tij te Real Madridi.

“Unë nuk shoh përtej ditës në ditë. Nuk planifikoj asgjë. Ju mund të nënshkruani për dhjetë vjet dhe të largoheni menjëherë më vonë, dhe anasjelltas”.

Ka shumë veteranë në skuadrën e Real Madridit dhe Zidane u dha atyre shumë vlerësime.

“Unë shoh pasionin e tyre, dëshirën e tyre për të qenë më të mirët dhe për të kërkuar më shumë” tha ai.

“Më pëlqen çdo seancë stërvitëse me ta dhe ambienti i mirë i punës që kemi”.

Eden Hazard pësoi një tjetër dëmtim javën e kaluar, por Zidane këmbëngul se ai nuk do t’i nënshtrohet operacionit akoma.

“Ne duam që ai të shërohet mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai nuk do t’i nënshtrohet një operacioni, plani është i ndryshëm”.

“Ne jemi duke punuar në të. Ne duam që ai të kthehet i shëruar plotësisht”, ka shtuar Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori