LAJMI I FUNDIT:

Zidane më në fund ka treshen e sulmit që ai e mendonte: Hazard-Benzema-Asensio, pritet t’i udhëheqin Los Blancos në të ardhmen

Zidane më në fund ka treshen e sulmit që ai e mendonte: Hazard-Benzema-Asensio, pritet t’i udhëheqin Los Blancos në të ardhmen

Kthimi i Eden Hazard të martën në mbrëmje përkoi edhe me shpërthimin e Marco Asensioa, jë që nuk e kemi parë që kur u shërua nga një dëmtim i rëndë në gju.

Më në fund, Zinedine Zidane ka qenë në gjendje të ketë në sulm tre lojtarë që do në të njëjtën kohë: Hazard në të majtë, Karim Benzema si sulmues dhe Asensio në të djathtë.

Belgu erdhi në Real Madrid për të qenë ylli i ri i klubit, dhe shpresa ishte që sulmi Hazard-Benzema-Asensio do të kthente Los Blancos në ditët e tyre të lavdisë, pasi më parë kishin triumfuar tri herë radhazi në Ligën së Kampionëve nën drejtimin e trajnerit francez.

Zidane ishte në gjendje të rreshtonte treshen Hazard-Benzema-Asensio në miqësoren e tyre të parë para-sezonale në verën e vitit 2019, kur Real Madrid u përball me Bayern Munich në SHBA, por që nga atëherë ata nuk ka qenë në gjendje të luajë së bashku.

Asensio ishte i pari që u dëmtua, pastaj në fund të tetorit edhe Hazard, që u dëmtua nga një përplasje me shoku e ekipit kombëtar Thomas Meunier në ndeshjen Real Madrid – Paris Saint-Germain në Santiago Bernabeu.

Që atëherë mund të konsiderohet se belgu nuk ka luajtur për Real Madridin, pasi ka qenë shpesh si fantazmë në fushë.

Kjo e la Benzema si të vetmin anëtar të tre lojtarëve të sulmit në dispozicion.

Por në ndeshjen si mysafir i Borussia Monchengladbach të martën, Hazard dhe Asensio ishin bashkë në fushë për 14 minuta, e që ishte vetëm ndeshja e tretë zyrtare që ka ndodhur.

E para ishte për tetë minuta kundër Valencias dhe pastaj 22 minuta kundër Manchester City në Etihad. Së bashku, ata kanë luajtur asnjë një pjesë: 44 minuta.

Ka pak kohë që të jemi në gjendje të analizojmë se çfarë mund të bëjë kjo treshe për Zidanen dhe Real Madridin, por nuk mund të mohohet se francezi është i lumtur që i ka gati.

Vinicius dhe Rodrygo, do të mbesin jashtë

Tani, më në fund, Zidane mund t’i përfshijë ata në planet e tij. Kjo është treshja me të cilën Real Madrid do të shpresojë t’i shkaktojë probleme Interit, me Los Blancos që kanë nevojë të marrin të paktën katër pikë nga dy ndeshjet e tyre kundër Nerazzurrëve.

Në kohën që ata kanë qenë të padisponueshëm – për më shumë se një vit – dy lojtarët që nuk kanë arritur të përfitojnë janë Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes. Dy brazilianë nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë Real Madridin t’i harrojë Hazardin dhe Asension.

Dy ndeshjet e fundit të Vinicius kanë sjellë shumë dyshime. Shumë, shumë.

Nëse Hazard dhe Asensio do të kthehen si lojtarë startues, atëherë Vinicius dhe Rodrygo do të duhet të jenë të durueshëm, derisa t’iu vijnë minutat. /Telegrafi/


Po ju si mendoni, cila treshe do të ishte e duhura për sulmin e Real Madridit?

Jepni mendimin tuaj në hapësirën e komenteve.


Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori