Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur shumë i zhgënjyer pas barazimit ndaj Villarrealit në La Liga (1-1).

Francezi ka deklaruar se ekipi i tij ka merituar më shumë duke u bazuar në lojën e treguar dhe se ndihet shumë keq për shkak të asaj që lojtarët treguan në fushë.

“Unë mendoj se merituam më shumë, duke marrë parasysh atë që bëmë. Sidomos në pjesën e parë”.

“Ne kemi humbur dy pikë. Jam i mërzitur për lojtarët për shkak të përpjekjes që ata dhanë. Ndjeva se mund të kishim marrë të tre pikët sot dhe kjo është një turp për ne”.

Pas një paraqitjeje tjetër të qetë nga Eden Hazard, francezi u pyet se sa kohë do të duhet që Hazard të kthehet siç duhet në formë, Zidane u përgjigj:“Ai është atje. Ai luajti. Ne kemi nevojë për të menaxhuar minutat mirë, por ai është me ne dhe është mirë”.

Në fund, trajneri u pyet për raportet që lidhnin Iscon me një dalje në janar. Ai u përgjigj: “Jo, ajo që po ndodh brenda do të mbetet brenda. Tani për tani, Isco është një lojtar i Real Madridit dhe është me ne. Nuk ka asgjë për të folur”. /Telegrafi/