LAJMI I FUNDIT:

Zidane i hap derën transferimit të Icardit

Zidane i hap derën transferimit të Icardit
MADRID, SPAIN - DECEMBER 05: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid waves after a Real Madrid press conference at Valdebebas training ground on December 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Raportimet e fundit që vijnë nga Franca, shkruajnë se Real Madridi është gati që blejë Mauro Icardin,  si zëvendësim të Karim Benzema.

Los Merengues janë të lidhur me argjentinasin në kohën e fundit edhe pse ky i fundit e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në San Siro.


Benzema deri më tani ishte i paprekshëm te Real Madridi, por sipas L’Equipe situata ka ndryshuar.

Sipas gazetës franceze mbledhja e mbajtur mes Zidane dhe president Florentino Perez e drejtorit José Angel Sanchez, ka sjell të reja.

Kjo pasi humbja 3-0 ndaj Barcelonës ka ndikuar shumë.

Nëse Icardi nuk vije atëherë mbetet sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner.

Ky i fundit po zhvillon një sezon mjaftë pozitive me skuadrën gjermane. /Telegrafi/