LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Goli i parë që pranuam ishte qesharak, më pëlqeu reagimi

Zidane: Goli i parë që pranuam ishte qesharak, më pëlqeu reagimi
Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

Real Madridi ka barazuar në shtëpi 2-2 me Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Zinedine Zidane e ka etiketuar golin e parë të belgëve si qesharak dhe këtë ia atribuoi mungesës së përqendrimit të skuadrës së tij.

Los Blancos ishin në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por ata u rikthyen dhe barazuan në pjesën e dytë me golat e Sergio Ramos dhe Casemiro.


“Goli i parë që kemi pranuar ishte qesharak. Filluam keq, dhe nga minuta e 10 nuk ishim të përqendruar në zonat ku kundërshtari mund të na dëmtonte”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Club Brugge
Lexo po ashtu Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Club Brugge

“Kur shënuan të parin, ata morën një shtytje të fortë dhe ne ishim edhe më keq, dhe ata shënuan të dytin. Unë insistoj që jam i kënaqur për pjesën e dytë, Ishte një rezultat i keq, por reagim i mirë”.

“Nuk mund të jemi të lumtur; kemi luajtur 45 minuta krejtësisht ndryshe nga 45 minutat tjerë. Jam i lumtur me reagimin, megjithëse nuk jam i kënaqur me pikën”.

Goli i Emmanuel Dennis (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë u thashë atyre që kemi 45 minuta për ta ndryshuar këtë, dhe ata e ndryshuan atë”, shtoi francezi kur u pyet çfarë iu tha në pushimin mes pjesëve.

“Ata dolën me më shumë qëndrim dhe donin të merrnin përsipër lojën”.

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-2 Club Brugge: Një djalosh i ri yll i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-2 Club Brugge: Një djalosh i ri yll i ndeshjes

Real Madridi ka marr vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe Zidane pranoi që situata e skuadrës së tij në Evropë nuk është ideale.

“Ne kemi ndeshjen e radhës në ligë dhe e dimë se jemi në një situatë pak më të keqe në Ligën e Kampionëve, por do të vazhdojmë [luftimin]”, përfundoi trajneri i Mbretërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori