LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Club Brugge

Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Club Brugge
Real Madrid - Club Brugge . Foto/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është kthyer nga humbje prej 2-0, duke barazuar në fund 2-2 ndaj Club Brugge.

Ndeshja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve doli të jetë e vështirë për Real Madridin, që morën vetëm një pikë në përballje me belgët.


Ndeshja nisi shumë keq për Real Madridin që pësuan gol që në minutën e 9-të, kur Emmanuel Dennis e gjeti rrjetën.

Goli i Emmanuel Bonaventure Dennis . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Reali e shtoi presionin duke sulmuar, por gjuajtjet e Toni Kross dhe Karim Benzema nuk e gjetën kuadratin.

Kur pritej që Reali të barazonte, një gabim i Luka Modric në minutën e 39-të, bëri që Dennis ta gjejë golin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Me të filluar pjesa e dytë kur zhvillohej minuta e 55-të, pas një harkimi të Karim Benzema me kokë shënoi Sergio Ramos.

Festa e Sergio Ramos . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Në shikim të parë dukej pozitë jashtë loje dhe gjyqtarët e gjykuan si të tillë.

Por pas rishikimit të VAR, u pranua goli i Real Madridi, që e dërgon rezultatin në 2-1 në të mirë të belgëve.

Në minutën e 85-të, Reali e gjeti barazimin me një goditje me kokë të Casemiros.

Ndeshja u mbyll 2-2 edhe pse Reali e kërkoi fitoren.

Pas dy ndeshjeve mbretërit kanë vetëm një pikë, ndërsa Brugge mori pikën e dytë në grup./Telegrafi/