LAJMI I FUNDIT:

Zidane flet për mundësinë që të jetë trajner i Juventusit në të ardhmen 

Zidane flet për mundësinë që të jetë trajner i Juventusit në të ardhmen 

Futbollisti legjendar francez Zinedine Zidane ka folur për mediat e huaja për të drejtuar në të ardhmen Juventusin.

Zidane kaloi një pjesë të karrierës së tij si lojtar në Torino ndërmjet viteve 1996 dhe 2001, pas së cilës u transferua te Real Madrid për 77.5 milionë euro.


Pikërisht në bankinën e Real Madridit ai arriti suksesin më të madh si trajner në karrierën e tij duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve.

Gazetarët u interesuan nëse ai mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner te Juventusi.

“Për momentin po kënaqem me familjen time, do të shohim. Juventus? Për sa kohë që unë jam trajner, gjithmonë do të ketë zëra për këtë gjë”, ka thënë Zidane.

Del Piero zgjedh pesë lojtarët më të mirë të Juventusit në histori, befason me emrat
Lexo po ashtu Del Piero zgjedh pesë lojtarët më të mirë të Juventusit në histori, befason me emrat

Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi dy herë Real Madridin dhe fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe u përmend gjithashtu si pasardhësi i Didier Deschamps në stolin e kombëtares franceze. /Telegrafi/