LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Mu ofrua pozita e kryeministrit, por i kam dhënë fund angazhimit tim politik

Ziberi: Mu ofrua pozita e kryeministrit, por i kam dhënë fund angazhimit tim politik

Avokati i Popullit Naser Ziberi, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ka folur për kaosin që është krijuar në nxjerrjen e dokumenteve të reja personale nga qytetarët si dhe zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen këtë vit.

I pyetur nëse planifikon të kandidojë për president, Ziberi thotë se nuk ka plane dhe se ka hequr dorë edhe nga mundësia për të qenë kryeministër në tre muajt e fundit.


“Jo, definitivisht jo. Edhe unë në tre muajt e fundit hoqa dorë nga mundësia për të qenë kryeministër, ndaj i dhashë fund angazhimit tim politik”, thotë Ziberi, duke shtuar se atij iu ofrua të jetë teknikisht kryeministër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me dokumentet e reja personale, Ziberi tha se janë shtuar ankesat nga qytetarët se nuk i kanë marrë në kohë pasaportat dhe letërnjoftimet.

“Në Avokatin e Popullit janë dorëzuar ankesa nga qytetarët për dokumentet e udhëtimit që duhet të ndryshohen me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt të këtij viti. Ankesat kishin të bënin kryesisht me pamundësinë e caktimit të terminit dhe rimbursimin e shpenzimeve për rinovimin e dokumenteve. Pas vitit të ri kanë ardhur ankesat se qytetarët nuk kanë mundur të marrin dokumentet brenda tetë ditëve”, tha Ziberi.

Ai theksoi sedo të kërkojnë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme se pse është vonuar dhënia e dokumenteve. Ai pohon se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe për pasaportat, ndërsa mendon se mungojnë edhe formularët për dokumentet tjera.

“Këto ankesa kanë filluar të mbërrijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi MPB-së pse ka pasur vonesë në nxjerrjen e atyre tashmë të përgatitura, supozoj se ato dokumente udhëtimi janë përgatitur dhe do të reagojmë. Në biseda jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe për pasaportat, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet tjera”, thotë Ziberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori