LAJMI I FUNDIT:

Zhvillime për Pastoren, duhet vetëm “drita e gjelbërt” e pronarëve kinezë

Zhvillime për Pastoren, duhet vetëm “drita e gjelbërt” e pronarëve kinezë

Raportimet e fundit nga mediat evropiane sugjerojnë se PSG mund të pranojë një ofertë të shtrenjtë huazuese për Javier Pastoren, por Interi duhet të marrë aprovim nga pronarët kinezë.

Nerazzurët dëshirojnë mesfushorin kreativ argjentinas, por nuk mund të bëhet permanente marrëevshja për shkak të ndalesave nga Fair Play Financiar.


Edhe Piero Ausilio edhe Walter Sabatini po tentojnë që të negociojnë këtë marrëveshje dhe kanë deklaruar se një marrëveshje vështirë arrihet, kurse këtë mëngjes ishte L’Equipe që ka shkruar se PSG dëshiron ta mbajë me çdo kusht lojtarin.

Sidoqoftë, La Gazzetta dello Sport raporton se klubi francez mund të jetë i hapur për huazim me opsion të blerjes, por se Interi duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për huazim.

Lajmet e fundit nga transferimet
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Ausilio dhe Sabatini duhet të bindin pronarët e Suning Group që të investojnë të hollat dhe t’i sigurojnë se nuk do të ketë thyerje të FFP.

Eksperti i Sky Sport për transferime, Gianluca Di Marzio, raporton se agjenti i Pastores, Marcelo Simonian është në Milano në pritje të lajmeve të reja për të arritur marrëveshje.

Shpresa është që mesfushori nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen ndaj Rennes në Kupën e Francës, por gjithçka varet nga Suningu.

Interi ka nevojë për kreativitet në mesfushë pasi ka kohë që Nerazzurët po vuajnë në lidhjen mes mesfushës dhe sulmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori