LAJMI I FUNDIT:

I zhgënjyeri Dybala i është ankuar Paraticit pas ndeshjes ndaj Crotones

I zhgënjyeri Dybala i është ankuar Paraticit pas ndeshjes ndaj Crotones
(Foto: (Instagram/paulodybala/IPA/REX)

Paulo Dybala duket të jetë zhgënjyer me qëndrimin prej 90 minutash në bankën rezervë në ndeshjen kundër Crotone.

Argjentinasi, i cili akoma nuk ka luajtur këtë sezon në Serie A, e shikoi gjithë sfidën nga banka, ndërsa sipas Tuttosport, pas ndeshjes i është ankuar drejtorit Fabio Paratici.

26-vjeçari ka pasur probleme gastrointestinale gjatë ndeshjeve të Argjentinës, ashtu që nuk u angazhua për kombëtaren.

(Foto: (Instagram/paulodybala)

Ai nuk ishte i gatshëm për lojë të plotë ndaj Crotones, megjithatë ishte pritur që trajneri Andrea Pirlo ta përfshinte në lojë së paku për disa minuta.

Megjithatë, ‘La Joya’ nuk luajti aspak, prandaj i është ankuar drejtorit sportiv gjatë hyrjes në tunel drejt zhveshtores.

Dybala pëlqen postimin kundërthënës pasi qëndroi 90 minuta në bankën rezervë
Lexo po ashtu Dybala pëlqen postimin kundërthënës pasi qëndroi 90 minuta në bankën rezervë
(Foto: (Instagram/paulodybala)

Sipas Tuttosport, ai nuk ka qenë i kënaqur me zgjedhjet që i ka bërë trajneri në ndeshjen që u mbyll baras dhe këtë ia ka bërë me dije Paraticit.

“Dybala po kthehej pas problemeve gastrointestinale dhe ishte stërvitur vetëm një ditë më parë. Nuk ishte ndeshja ideale për t’i dhënë minuta”, ka thënë Pirlo për DAZN pas takimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori