LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një person në Prizren

Zhduket një person në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është zhdukur në Prizren që nga e shtuna.

Rastin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull të hënën më 3 prill 2023.


“Më 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Telegrafi/