Zhdrella: Kemi luajtur mirë

Sivasspori dje në kryeqytet mundi Prishtinën 2-0, në ndeshjen e miqësore ndërkombëtare, e para për “bardhekaltërit” që luajnë nën monitorimin e UEFA-së dhe FIFA-së.
Zhdrella, i cili ishte lojtari më i mirë i Prishtinës, tha se kjo ndeshje është një hap përpara në rrugën drejt ndërkombëtarizimit. Ai pranon se golat ranë falë gabimeve të skuadrës së tij.
“Ishte ndeshje shumë e mirëpritur jo vetëm për Prishtinën, por për tërë Kosovën. Normalisht ky është një hap përpara për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar. Kurse, ndeshja ishte përvojë mjaft e mirë për ne, besoj që luajtëm mirë, paraqitje solide e jona, por besoj që do të ketë edhe ndeshje tjera kësisoj dhe t’i shpalosim të gjitha cilësitë që kemi. Golat i pranuam prej gabimeve tona, por s’është turp të pësojmë nga një skuadër kaq cilësore sa Sivasspori”, ka thënë Zhdrella për faqen zyrtare të klubit prishtinas.
Ai shpreson se skuadra e tij përsëri do të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/




















































