Mentor Zhdrella, mesfushor i Prishtinës nuk është i kënaqur me gjysmëstinorin e tij të parë në fanellën e kësaj skuadre.

Ai pretendon se nuk ka arritur të ofrojë as 50 % të asaj çfarë mund t’i ofrojë skuadrës pretendente për titull kampioni.


“Mirë që u riktheva, por keç që s’mundëm të fitojmë ndeshjen megjithëse patëm shumë raste, por kjo është vetëm gjysma e rrugës e ka ndeshje shumë deri në fund. Vlerësimi i vjeshtës s’është as 50 përqindëshi i asaj çka mund të ofroj Prishtina, por besoj që me kalimin e kohës gjërat do të vijnë në vendin e vet”, tha ai për faqen e klubit pas takimit të humbit vjeshtor, transmeton Sporti1.

Katër herë futbollisti më i mirë i Kosovës ishte kthyer nga Partizanit i Tiranës të ndihmonte Prishtinën të rikthejë titullin e kampionit të Kosovës në vitrinat e klubit buzë Arbërisë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app