LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Vetingu në gjyqësor është opsioni i fundit

Zhbogar: Vetingu në gjyqësor është opsioni i fundit

“Vetingu është opsioni i fundit. Për veting ka një parakusht, ai është koncensusi nga të gjitha anët politike, por kjo është zgjidhja e fundit. Për momentin nuk shohim se ka nevojë për një gjë të tillë. Ky është qëndrimi ynë, gjithsesi vendimi mbetet që të sillet në shtet, në Maqedoninë e Veriut”.

Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, pas takimit të sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati.


Në pyetjen e gazetarëve se si BE-ja do të përgjigjet në kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev për mbështetje për zbatimin e vetingut në gjyqësor, Zhbogari theksoi se ende nuk e ka dëgjuar deklaratën, por përsëriti se qëndrimi i BE-së është i qartë.

“Ne preferojmë që gjyqësori t’i shfrytëzojë elementet për përmirësimin nga brenda. Në fund nuk është edhe në gjendje aq të keqe”, deklaroi ambasadori Zhbogar.

Shefi i delegacionit të BE-së në RMV paralajmëroi se do të vazhdojnë me mbështetjen dhe informoi se për vitin e ardhshëm planifikojnë projekt për monitorim të rasteve të korrupsionit të lartë.

Zhbogari shfaqi bindje se kjo do ta përmirësojë situatën në gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori