LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës së votimit

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton se ka filluar periudha e ndërrimit të qendrës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

“Gjatë kësaj periudhe, e cila do të përfundojë më 3 prill 2024, qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.


Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte https://eomp.kqz-ks.org/sq dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Po ashtu, KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote nga këto katër komuna se deri më 5 prill 2024 është afati për të kundërshtuar pasaktësitë apo lëshimet në Listën Votuese, duke paraqitur kundërshtimin e tyre në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes e-mailit adresës: sherbimivotues@kqz-ks.org . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori