Kompanitë më të mëdha në botë “kanë një zgjedhje për të bërë” nëse do të bëjnë biznes në Rusi apo në vendet aleate perëndimore.
Kështu ka thënë zëvendëssekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo duke shtuar se firmat mund të “zgjidhin të ndihmojnë Rusinë” në agresionin ushtarak të Ukrainës ose “të vazhdojnë të bëjnë biznes me 30 vendet” që kanë vendosur sanksione, përcjell Telegrafi.
Adeyemo ka shtuar se aleatët e Ukrainës janë të përkushtuar për vendosur më shumë sanksione, duke paralajmëruar oligarkët rusë.
Që kur Vladimir Putin urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën, shumë kompani perëndimore janë përgjigjur duke mbyllur operacionet e tyre ose duke tërhequr shërbimet e tyre nga Rusia.
Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore e kanë bërë tregtimin të vështirë ose të pamundur për disa firma, ndërsa shumë të tjera kanë vendosur të largohen nga tregjet ruse për arsye morale.
Megjithatë, disa marka të njohura, si Marks & Spencer dhe Burger King, vazhdojnë të bëjnë biznes në Rusi dhe nuk kanë fuqi të largohen për shkak të formave të kontratave.
I pyetur në lidhje me firmat kineze dhe indiane që plotësojnë boshllëqet e lëna nga kompanitë perëndimore në Rusi, Adeyemo tha se SHBA do të “marrë masa kundër” kujtdo që ndihmon Moskën të shmangë sanksionet.
“Për këto vende, për këto kompani, për këta individë, ata kanë një zgjedhje për të bërë. Ata mund të zgjedhin të ndihmojnë Rusinë të mbështesë pushtimin e paligjshëm të Ukrainës ose mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me 30 vendet që janë bashkuar në marrjen e veprime kundër Rusisë”, tha ai.
Politikani amerikan tha se ishte e qartë se dollari amerikan, euro dhe paundi britanik ishin shtylla kurrizore e sistemit financiar botëror dhe kushdo që dëshiron të punojë në ato monedha duhet të “marrë pjesë në sanksionet tona”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City