LAJMI I FUNDIT:

Zelensky kërkon ndihmë në deminim: Ka një zonë nën mina me madhësinë e Uruguait apo Kamboxhias

Zelensky kërkon ndihmë në deminim: Ka një zonë nën mina me madhësinë e Uruguait apo Kamboxhias

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë vendin e tij të heqë minat tokësore dhe municionet e tjera të pashpërthyera, të cilat, tha ai, ndotin një zonë të madhe sa Kamboxhia apo Uruguai.

“Sipas situatës sot, në 174 mijë metra katrorë tokë ukrainase është ‘mbjellë’ me mina dhe mjete të tjera të pashpërthyera”, theksoi Zelenski në një video fjalim në parlamentin e Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka paqe të vërtetë ndërsa çdo fëmijë mund të vritet nga një minë e fshehur ruse”, paralajmëroi ai, duke i bërë thirrje Zelandës së Re, ushtria e së cilës ka përvojë në këtë fushë, të udhëheqë përpjekjet e çminimit dhe të zbusë ndikimin mjedisor të konfliktit.

Përveç kësaj, Zelenski tha se Deti i Zi dhe Azov janë të ndotur me mina lundruese që i kushtojnë me jetë “qindra mijëra qenieve të gjalla, të cilat vdiqën për shkak të konfliktit”. Ai akuzoi Rusinë për “ekocid” në vendin e tij.

“E dëgjova thirrjen tuaj për mbështetje më të madhe, veçanërisht në lidhje me pasojat afatgjata të luftës, veçanërisht mjedisin”, u përgjigj kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Adern.

“Ne jemi me ju kur të kërkoni paqen, por do të jemi gjithashtu me ju në rindërtimin e vendit”, shtoi ajo.

Zelanda e Re ka dërguar qindra instruktorë ushtarakë në Evropë, për të trajnuar trupat ukrainase, dhe të mërkurën njoftoi një shtesë prej 2 milionë dollarësh ndihmë humanitare për të ndihmuar Ukrainën të përballojë dimrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori