LAJMI I FUNDIT:

Zelensky debaton ashpër me homologun bullgar që po kundërshton dërgimin e armëve shtesë në Ukrainë

Zelensky debaton ashpër me homologun bullgar që po kundërshton dërgimin e armëve shtesë në Ukrainë

Volodymyr Zelenskiy shfrytëzoi takimin në Sofje për të kritikuar homologun bullgar, Rumen Radev, i cili po kundërshton mundësinë që ukrainasit të marrin më shumë armë në luftën kundër pushtuesit rus.

Presidenti bullgar, i hutuar nga ankesa e liderit ukrainas, u kërkoi kamerave që regjistronin takimin të largoheshin nga dhoma e pallatit presidencial.


SHBA me paketë të re ndihmëse prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA me paketë të re ndihmëse prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

Zelensky vizitoi shtetin bullgar kryesisht për ta takuar administratën pro-perëndimore të kryeministrit Mykola Denkov, e cila ka mbështetur eksportimin e armëve në Ukrainë dhe po eksploron mënyra për të shitur pajisje bërthamore civile.

Takimi me Radevin, i cili është më dashamirës ndaj Rusisë, shkoi më keq sesa pritej dhe të dy delegacionet u ulën përballë njëri-tjetrit, secili në anën e vet të tryezës së gjatë.

Radev u përpoq të shpjegonte qëndrimin se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “gjithnjë e më shumë armë nuk do ta zgjidhin” problemin.

“Zoti na ruajt që të të ndodhë ndonjë tragjedi dhe të ishe në vendin tim. Dhe nëse njerëzit me vlera të përbashkëta nuk do të na ndihmonin, çfarë do të bënit? Ju do të thoni – Putin, të lutem rrëmbeje territorin bullgar”, pyeti Zelensky, duke deklaruar se Radev me siguri se nuk do të bënte kompromis me pavarësinë e Bullgarisë. /Telegrafi/