ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe izolimin e banorëve në veri të kryeqytetit spanjoll.

Një burrë u arrestua të enjten (16 korrik), nën dyshimin se i vuri qëllimisht zjarrin që shpërtheu në komunën Lozoyuela, bëri të ditur për radion Cadena SER përfaqësuesi i qeverisë në Madrid.


Deri të premten, zjarri mbeti jashtë kontrollit, ndërsa autoritetet po monitoronin me kujdes kushtet e motit, të cilat konsiderohen faktor kyç në përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll.

Zjarri pyjor ka përfshirë rreth 700 hektarë sipërfaqe në zonën e Lozoyuelas.

Agjencia Meteorologjike e Spanjës (AEMET) paralajmëroi se temperaturat do të fillojnë të rriten sërish nga e shtuna, ndërsa në disa pjesë të brendshme të Andaluzisë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be