LAJMI I FUNDIT:

Zekirija Ramadani flet si trajner i Dritës: Kam ardhur për ta fituar titullin e kampionit

Zekirija Ramadani flet si trajner i Dritës: Kam ardhur për ta fituar titullin e kampionit

Zekirija Ramadani ka zhvilluar konferencën e parë si trajner i ri i skuadrës gjilanase Drita.

Trajneri shkupjan ka marrë drejtimin e Dritës ku ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.


Ai ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me drejtorin Feti Murseli ku ka folur për arsyen pse vendosi të marrte drejtimin e Dritës.

Ramadani ka thënë se kishte vendosur të pushonte deri në pranverë, por mundësia për ta drejtuar Dritën nuk i jepet shpesh herë dhe për këtë ka pranuar të marrë drejtimin e klubit.

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Zekirija Ramadani emërohet trajner i Dritës
Lexo po ashtu Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Zekirija Ramadani emërohet trajner i Dritës

Gjithashtu Ramadani ka deklaruar se objektivat e tij janë që të shpallet kampion me Dritën, përkundër diferencës prej 10 pikëve nga lideri Ballkani.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dritës. Kisha vendosur që të bëjë pushim deri në stinorin pranverorë, por nuk të jepet mundësia gjithmonë ta drejtosh Dritën. Arsyeja pse e pranova oferta është klubi, objektivat, pore dhe lojtarët”.

“Objektivi kryesor është titulli, shpresoj që ju të mendoni se nuk jemi në garë, por në fund do t’iu befasojmë të gjithëve”, tha ai.

Zekirija Ramadani e nis punën te Drita, futbollistët mbajnë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e shkupjanit
Lexo po ashtu Zekirija Ramadani e nis punën te Drita, futbollistët mbajnë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e shkupjanit

Trajneri ka shtuar se stili i tij do të varet nga lojtarët që ka në dispozicion.

“Nuk ka pasur nevojë t’iu kërkojë të kem duart e lira, pasi dihet se unë do të marrë vendimet për lojtarë dhe nëse dështojnë është faji imi. Stili im do të përshtatet nga lojtarët që kam, nuk jam rob i një stili, por di të përshtatem”, tha ndër të tjera Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori