LAJMI I FUNDIT:

Zeka premton gol dhe fitore ndaj Prishtinës

Zeka premton gol dhe fitore ndaj Prishtinës

Njëri nga derbit më të mëdhenj në Kosovë do të zhvillohet ditën e shtunë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Kampioni aktual i Kosovës pret fituesin e Kupës dhe Superkupës në një ndeshje që ka zgjuar interesim mjaftë të madh në vendin tonë.


Feronikeli nuk e nisi si është më së miri këtë edicion, mirëpo ka rritur formën dhe ka grumbulluar nëntë pikë nga pesë ndeshje, duke mbetur katër pikë mbrapa Prishtinës lidere.

Sulmuesi këmbëshpejtë i Feronikelit, Mevlan Zeka ka folur për Telegrafin rreth kësaj sfide, duke deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur mjaftë mirë për fitore.

“Gjatë gjithë javës jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë derbi që do të zhvillohet nesër”.

“Në këso ndeshje vendosin detaje të vogla dhe atë detaj ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë për t’i mbajtur tri pikët në Drenas”, deklaroi Zeka për Telegrafin.

“Nesër do të luajnë dy skuadrat më të mira në futbollin kosovar. Kemi respekt për Prishtinën pasi ka skuadër të mirë me lojtarë cilësorë dhe disa me përvojë por ne kërkojmë fitore”.

Tek Feronikeli mungojnë dyshja e sulmuesve, Mendurim Hoti dhe Blerand Kurtishaj, ndërsa Zeka thotë se do të shënoj gol.

“Është një konkurrencë shumë e shëndoshë në skuadër. Kemi fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe më vije keq që Kurtishaj dhe Hoti nuk janë në ndeshje”.

“A duhet të presin tifozët gol nga Mevlan Zeka? Do të mundohem maksimalisht ta ndihmojë skuadrën por edhe premtoj se do të jap më të mirën nga vetja për të shënuar dhe për të fituar skuadra”, tha sulmuesi i talentuar gjakovar për Telegrafin.
Nga pesë ndeshje të zhvilluara, Feronikeli ka fituar tri ndeshje ndërsa ka humbur dy të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori