LAJMI I FUNDIT:

Zejnullahu bëhet me skuadër të re

Zejnullahu bëhet me skuadër të re

Eroll Zejnullahu nuk do të jetë më pjesë e Union Berlinit.

Mesfushori kosovar është larguar nga skuadra e kryeqyteti gjerman pas minutazhës së vogël në edicionin e kaluar.


Union Berlin e ka huazuar lojtarin e talentuar tek Sandhausen në Bundesliga 2.

Kjo ka ndodhur pasi Zejnullahu nuk ishte fare i kënaqur me edicionin e kaluar ku zhvilloi vetëm 12 ndeshje me total 289 minuta.

22-vjeçari pritet të jetë titullar i padiskutueshëm tek skuadra e re, pasi në marrëveshjen e huazimit shihet që ai të luaj titullarë.

Në Sandhausen, Zejnullahu do ta gjejë bashkëvendësin e tij, Leart Paqaradën.

Kujtojmë që shkaku ndeshjeve të pakta, Zejnullahu nuk është pjesë e Kosovës që disa muaj. /Telegrafi/