LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi në komisionin për marketing dhe komunikim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi  në komisionin për marketing dhe komunikim të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare

Udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim në KOK, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing për Lojërat Mesdhetare.

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024 – 2026, ku sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione.


“Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing”.

“Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC)”.

“Falë mbështetjes së presidentit Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti dhe Bordit Ekzekutiv, stafi i KOK-ut, krahas ICMG-së ndodhet edhe në komisionet e EOC-ut dhe organizatave tjera si ENGSO dhe FICTS”, thuhet në njoftimin e KOK-ut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori