LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet oferta e ‘çmendur’ që Man Utd i bëri Mbappes, por francezi do të transferohet te Reali për shumë më pak

Zbulohet oferta e ‘çmendur’ që Man Utd i bëri Mbappes, por francezi do të transferohet te Reali për shumë më pak

E ardhmja e Kylian Mbappes është larg kryeqytetit francez Paris, por gjithnjë e më afër atij spanjoll Madrid.

Sulmuesi francez e ka ndarë mendjen që ëndrrën e tij ta bëj realitet, për të luajtur me Real Madridin.


Mbappe do të mbetet lojtar i lirë në verë pasi kontrata me PSG-në do t’i skadojë dhe Real Madridi është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Zbulohet lojtari që do të jetë fytyra e PSG-së pas largimit të Mbappes në verë
Lexo po ashtu Zbulohet lojtari që do të jetë fytyra e PSG-së pas largimit të Mbappes në verë

Tani është zbuluar edhe oferta marramendëse që Manchester United i ka bërë francezit, por që ajo është refuzuar.

OK Diario ka raportuar se Djajtë e Kuq i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare Mbappes me fitime marramendëse prej 500 milionë euro deri në fund të saj.

Gjithashtu United i ka ofruar edhe një bonus nënshkrimi francezit prej 200 milionë eurove, por ylli francez nuk ka pranuar ofertën e Djajve të Kuq.

Mbappe nuk do të jetë më i paguari te Reali, tre lojtarë do të fitojnë pagë më të madhe se francezi
Lexo po ashtu Mbappe nuk do të jetë më i paguari te Reali, tre lojtarë do të fitojnë pagë më të madhe se francezi

Sir Jim Ratcliffe e pa këtë transferim të mundshëm si një grusht shteti të madh, por në fund nuk kishte sukses.

Mbappe do t’i bashkohet Realit sipas raportimeve të mediave të ndryshme për një bonus nënshkrimi prej 100 milionë dhe me një pagë vjetore prej rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori