LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lojtari që do të jetë fytyra e PSG-së pas largimit të Mbappes në verë

Zbulohet lojtari që do të jetë fytyra e PSG-së pas largimit të Mbappes në verë

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij me parisienët skadon më 30 qershor.

Ylli francez është pjesë e kryeqytetasve francezë që nga vera e vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco për një shumë prej 180 milionë eurove.

E pas largimit të Mbappes, PSG ka vendosur që fytyra e ardhshme e klubit apo lojtari që klubi do të identifikohet në të ardhmen të jetë Xavi Simons.


Mesfushori ofensivë holandez aktualisht është i huazuar te RB Leipzig dhe po shkëlqen me fanellën e klubit gjerman, derisa në verë do të rikthehet në Parc de Princes.

Mbappe regjistron markat e tij: Emrin me iniciale, festën e golit, por edhe dy fjali
Lexo po ashtu Mbappe regjistron markat e tij: Emrin me iniciale, festën e golit, por edhe dy fjali

Pas një udhëtimi intrigues nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia në PSV Eindhoven dhe tani RB Leipzig, lojtari holandez ka lulëzuar, duke shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm dhe duke nxitur emocione mes tifozëve të PSG-së për rikthimin e tij në verë.

Simons e filloi karrierën në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, ku ai u përshëndet si një nga perspektivat më të ndritura të brezit të tij.

Pavarësisht se nuk luajti asnjëherë për ekipin e parë, reputacioni i tij i parapriu, me aftësinë, vizionin dhe dhuntinë e tij duke krahasuar me figura ikonike si Andres Iniesta dhe Lionel Messi.

Megjithatë, Simons zgjodhi të largohej nga Katalonia për në PSG në kërkim të mundësive më të mëdha, duke nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse me gjigantët francezë.

20-vjeçari tani është i huazuar te Leipzig, ku në 31 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë duke ngritur vlerën e tij në 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori