Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të vlefshëm në Ligën Premier – Sterling i pari, Salah i pesti dhe Pogba i dhjeti

Superylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka mposhtur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, për t’u shpallur lojtari më i vlefshëm aktualisht në Ligën Premier.
Disa klube të Ligës Premier janë ende duke u përpjekur të shtyjnë nënshkrimet përpara mbylljes së afatit kalimtar të transferimit në 5 tetor.
Por, faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt ka renditur 20 lojtarët më të vlefshëm momentalisht në Ligën Premier.
Sterling, 25 vjeç, është vlerësuar si më i shtrenjti me një vlerë prej 128 milionë eurosh, duke vendosur veten përpara Manes të vendit të dytë me vlerë prej 120.5 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Kevin de Bruyne me vlerë 120 milionë euro, po aq sa vlejnë edhe Mohamed Salah dhe Harry Kane.
Emrat e tjerë që shfaqen në listën e 20 më të mirëve përfshijnë yllin e Manchester United, Bruno Fernandes, talentin e Chelseat, Kai Havertz dhe sulmuesin e Spurs, Son Heung-min.
Më poshtë keni listën me 20 lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier aktualisht.
20.Timo Werner (Chelsea): 64 milionë euro 19.Son Heung-min (Tottenham Hotspur): 64 milionë euro




























































