Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Maryland, si dhe motivet që e detyruan të ndërmerr veprimin (Foto/Video)

Burri që vrau pesë persona dhe plagosi disa tjerë brenda ndërtesës së redaksisë së gazetës Capital Gazette në Annapolis, ka një histori të gjatë me stafin e kësaj gazete, përfshirë padinë dhe polemikat që i kishte pasur me gazetarët e kësaj të përditshme në rrjetet sociale, raporton Reuters.
Një zyrtar policor ka deklaruar se i dyshuari është identifikuar si Jarrod Ramos, 38-vjeq, i cili u arrestua nga policia pas masakrës, transmeton Telegrafi.
Tom Markward, kryeredaktori i kësaj të përditshme, ka deklaruar se prej kohësh ishte brengosur për sulmet e Ramosit që ua kishte bërë gazetarëve dhe gazetës që ai e menaxhon.
Ai i kishte telefonuar policisë qysh në vitin 2013 për shkak të Ramosit, dhe mendonte të kërkonte masa kufizimi që ia ndalon atij t'i afrohet zyrave të kësaj gazete.
"Kam qenë vërtetë i brengosur sepse mendoja se mund të në sulmojë fizikisht. Madje edhe gruas i pata thënë se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ky burrë mund të na lëndojë", ka shtuar Markëard.
Ramos kishte ngritur padi kundër menaxhmentit të kësaj gazete qysh në vitin 2012, duke pretenduar se ia kanë apostrofuar emrin në një artikull, ku thuhet se kishte refuzuar të angazhoj avokat mbrojtës në një rast, duke marrë rolin e avokatit.
Sipas dokumenteve të prokurorisë, pesë ditë pasi që Ramos ishte shpallur fajtor për këtë rast, kjo e përditshme kishte publikuar artikullin ku një grua pretendonte se Ramos e kishte keqtrajtuar.
Në padinë e dorëzuar, Ramos pretendonte se artikulli përmban deklarata të rrejshme dhe se me këtë është dëmtuar reputacioni i tij. Megjithatë, prokurori kishte hedhur poshtë pretendimet e tij, dhe prej atëherë vazhdimisht kishte ngacmuar gazetarët përmes rrjeteve sociale.
Madje në një postim në Twitter kishte shkruar se të enjten do të ishte mirë që dy gazetarë të mos marrin frymë më. /Telegrafi/













































