LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet dokumenti që tërbon mbështetësit e BREXIT-it

Zbulohet dokumenti që tërbon mbështetësit e BREXIT-it

Britania raportohet të ketë arritur një marrëveshje sekrete BREXIT-i me shefat e Bashkimit Evropian. Lajmi raportohet nga The Sun, që shton gjithashtu se një memo e siguruar vjedhurazi zbulon se negociatorët europianë pritet të bien dakord me kushtet pikërisht këtë të dielë, përpara se kabineti qeveritar britanik të informohet mbi to.

Në memo theksohet me mburrje fakti se “marrëveshja është arritur, pa bërë asgjë publike (në teori)”. Në të theksohet gjithashtu se plani do të vuloset nga qeveria e Downing Street, përpara se të shpallet me zhurmë të madhe në Bruksel.


Por, memoja që po qarkullon mes ambasadorëve të BE-së ka shkaktuar irritim masiv mes atyre që e mbështesin BREXIT-in, apo shkëputjen e Britanisë nga blloku evropian.

Dokumentet thuhet te kene rrjedhur nga ekipi i negociatorit te BE-se, Michel Barnier.

Mes diskutimeve për dorëheqje, ata akuzojnë ekipin e kryeministres May për “tradhti”, duke arritur një akord pas shpinës së tyre dhe në tradhti të plotë të rezultatit të referendumit.

Ish-ministri i kabinetit, Priti Patel, tha mes tërbimit se “memoja vjen erë marrëveshjeje sekrete, të parapërgatitur nga dhoma e pasme. Nëse detajet janë të vërteta, atëherë ajo kutërbon dhe shumica e deputetëve do ta konsideronin totalisht të papranueshme”.

Një tjetër figurë e lartë politike e përshkroi marrëveshjen e propozuar si një “pirg të vjellash”.

Theresa May do të kërkojë mbështetjen e kabinetit për propozimet e fundit mbi BREXIT gjatë së martës, përpara bisedimeve me negociatorët e BE-së në Bruksel. Ndërsa këtë të dielë, nga Downing Street kanë këmbëngulur se “negociatat janë duke vijuar, kështu që nuk është korrekte të themi se një marrëveshje është arritur”.

Dokumenti, i cili u publikua nga gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung, hedh poshtë një kalendar të përkohshëm për largimin e Britanisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori