LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja, Messi superdasmë në Argjentinë

Zbulohen detaje të reja, Messi superdasmë në Argjentinë

Disa muaj më parë u bë publik vendimi i Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo për të zyrtarizuar me martesë zyrtare marrëdhënien e tyre, që ka kohëzgjatje prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ishte revista “Hello”, ajo që zbuloi shkuarjen në altar të yllit argjentinas të Barcelonës, përmes një ceremonie të madhe martesore. Tashmë, më shumë se kaq, ekziston edhe një datë e shënuar në kalendar.


Me sa duket ceremonia, e cila do të mbahet në Katedralen e Rosarios, vendlindja e të dyve, do të zhvillohet më 30 qershor. Pra, ajo nuk do të përputhet, siç pretendohet nga shumë media, me ditëlindjen e yllit argjentinas, që është më 24 qershor.

Kjo do të ndodhë, megjithatë, një javë më vonë pasi Mesi të ketë rrumbullakosur 30-vjetorin. Në mënyrë të veçantë, do të ndodhë të premten e fundit të muajit të ardhshëm. Është e njohur se çifti ka dy fëmijë të përbashkët, Thiago dhe Matthew, të cilët do të luajë një rol kyç në martesë dhe banket, në Arroyo Seco, një qytet i qetë jo larg lagjes ku kanë lindur “aktorët” e kësaj ceremonie.

Megjithatë, çifti është i vetëdijshëm se jo të gjithë mund të udhëtojnë në Argjentinë për ngjarjen, ndaj ka planifikuar një ceremoni të dytë, që do të mbahet në Barcelonë, në restorant “9 mbretëreshat”, e cila pritet të tërheqë rreth 600 mysafirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori