LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data e saktë e lansimit të “Fantastic Beasts 3”

Zbulohet data e saktë e lansimit të “Fantastic Beasts 3”
“Fantastic Beasts 3”

Është zbuluar data e saktë e lansimit të “Fantastic Beasts 3” sipas një paralajmërimi të bërë nga Warner Bros.

Pjesa tjetër e “Fantastic Beasts” e titulluar “The Secrets of Dumbledore”, do të ketë premierën më 15 prill të vitit 2020. Kjo fillimisht ishte planifikuar të dilte më 15 korrik të vitit të ardhshëm, por studioja zgjodhi që ta publikonte tre muaj më herët.


Filmi i tretë bëri tituj nëntorin e kaluar pas largimit të Johnny Depp, i cili në seri portretizoi magjistarin e errët, Gellert Grindelwald, pasi Warner Bros i kërkoi të jepte dorëheqjen.

Largimi i Depp erdhi menjëherë pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj The Sun lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Aktori Mads Mikkelsen do të zëvendësojë Depp si Grindelwald. Kasti gjithashtu përfshin Katherine Waterston, Alison Sudol, Ezra Miller, Dan Fogler dhe Jessica Williams.

Foto: Cinema Blend

J.K. Rowling ndërkohë ka shkruar skenarët për dy filmat e parë: “Fantastic Beasts and Where to Find Them” dhe “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”.

Steve Kloves, nga ana tjetër i cili punoi në filmat e “Harry Potter”, ka shkruar skenarin e filmit të tretë “Fantastic Beasts” po ashtu në bashkëpunim me Rowling. /Telegrafi/

Foto: Gizmo Story