LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data e debutimit të Messit me PSG-në

Zbulohet data e debutimit të Messit me PSG-në

Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain në ndeshjen e klubit në Ligue 1 kundër Reims më 29 gusht.

Messi është në procesin e rikthimit të shpejtë në stërvitje pas mbërritjes së tij në PSG të martën e kaluar, pasi nuk kishte pasur përgatitje para-sezonale të plotë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Copa America dhe largimit të mëvonshëm nga Barcelona.


34-vjeçari po përshtatet gjithashtu me jetën jashtë fushës, pasi ai duket se po shikon me familjen e tij për të gjetur një shtëpi të përshtatshme.

Messi falënderon të gjithë për mirëpritjen e jashtëzakonshme pas prezantimit në Parc des Princes
Lexo po ashtu Messi falënderon të gjithë për mirëpritjen e jashtëzakonshme pas prezantimit në Parc des Princes

Sipas gazetës Marca, kjo është arsyeja pse Messi nuk është vendosur të paraqitet në ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij në udhëtim te Brest të premten në mbrëmje.

Sidoqoftë, Messi thuhet se do të debutojë në ndeshjen e ardhshme, atë kundër Reims me 29 gusht dhe kjo paraqitje mund të vijë në pjesën e dytë.

Kjo ndeshje do të pasohet nga pushimi ndërkombëtar dhe Messi përballet me tre ndeshje vendimtare në fushatën kualifikuese të Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”, kundër Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori