LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja interesante pse ylli i ri i Milanit, Francesco Camarda nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Zbulohet arsyeja interesante pse ylli i ri i Milanit, Francesco Camarda nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Adoleshenti i Milanit, Francesco Camarda, nuk do të mund të luajë në ndeshjen ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve muajin e ardhshëm, për shkak të një rregulli strikt të UEFA-së.

15-vjeçari u bë lojtari më i ri që debuton në histori të Serie A, teksa u fut në fushë në fitoren minimale të “Rossonerëve” me rezultat 1-0 ndaj Fiorentinës.


Camarda u fut në fushë në vend të Luka Jovic teksa kishin mbetur edhe shtatë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Në momentin kur ai u fut në fushë mori duartrokitje të mëdha nga turma në “San Siro”.

U fut në histori të Serie A si debutuesi më i ri - prindërit e sensacionit të Milanit nuk i mbanin lotët
Lexo po ashtu U fut në histori të Serie A si debutuesi më i ri - prindërit e sensacionit të Milanit nuk i mbanin lotët

Ai la përshtypje të mira për aq minuta sa luajti duke bërë që tifozët të dëshirojnë ta shohin atë më shumë në fushë. Camarda ka shënuar mesatarisht 5.5 gola në kategorinë e grupmoshave.

Por, atij i është ndaluar paraqitja në ndeshjen e fundit të Milanit në grupin F ndaj Newcastle, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Një rregull i UEFA-së thotë se një lojtar nuk mund të debutojë në Ligën e Kampionëve nëse është më i vogël se 16 vjet dhe nuk ka kontratë profesionale.

Camarda do të mbush 16 vjet në muajin mars, kështu që Pioli nuk do mund të llogarisë në shërbimet e tij në Evropë.

Momentalisht, ai është duke vuajtur një dënim për shkak se u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e grupmoshave U19 në Ligën e Kampionëve, aty ku “Rossonerët” u përballen me PSG-në.

I riu u stërvit me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve para duelit me Dortmundin por nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar./Telegrafi/