LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen të fshehtat e jelekut misterioz që përdor Kombëtarja

Zbulohen të fshehtat e jelekut misterioz që përdor Kombëtarja

Futbollistët e Kombëtares shqiptare gjatë seancave stërvitore të dy ditëve të para kanë mbajtur veshur një “jelek” (GPSports), i cili shërben për të ndihmuar përgatitësit dhe stafin që të kuptojë se cili nga lojtarët kuqezinj të angazhohet më shumë gjatë ushtrimeve.

Diçka të tillë e përdorin thuajse të gjithë lojtarët e tjerë në kampionatet më elitare në Europë edhe gjatë ndeshjeve zyrtare. Ky jelek që vendoset në kraharor dhe te shpatullat mat pulsin e zemrës, intensitetin e vrapimit të lojtarëve, volumin e vrapimit dhe gjithçka tjetër ka të bëjë me anën fizike. Kjo pajisje që mund të vishet sipër fanellës ose poshtë saj dhe peshon 70 gramë, raporton Panorama Sport.


Shkenca e ka ndihmuar shumë sportin dhe këto ide inovative shërbejnë për të rritur performancën e lojtarëve dhe skuadrave në tërësi. Me këto pajisje mund të matim shpejtësinë, të rrahurat e zemrës, distancën që kanë përshkruar lojtarët, prekjet e topit, ndryshimin e drejtimit të vrapimit. Thuajse të gjithë lojtarët e Xhani De Biazit kanë veshur këtë jelek.

Stafi mjekësor dhe ai teknik ka llogaritur gjithçka me detaje që Shqipëria dhe futbollistët e saj të përgatiten ashtu si kombëtaret e mëdha. Kjo pajisje shërben gjithashtu për të kuptuar nëse ndonjë lojtar ka probleme fizike dhe nuk është në 100%-shin e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori