LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat në Spanjë, Barcelona ka refuzuar 100 milionë euro për Ansu Fatin

Zbulohen prapaskenat në Spanjë, Barcelona ka refuzuar 100 milionë euro për Ansu Fatin
Anssumane Fati. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Barcelona po kalon nëpër një krizë financiare dhe pandemia Covid-19 që ka goditur botën ka përkeqësuar edhe më shumë bilancet e klubit katalunas.

Kësisoj kampioni në fuqi i Spanjës po has në vështirësi për të blerë futbollistë të mirë dhe këtë afat kalimtar veror kryesisht synon të bëjë shkëmbime të lojtarëve.

Por përkundër krizës së madhe financiare që është duke kaluar, Barcelona ka refuzuar një ofertë të majme për super talentin Ansu Fati.

Ansu Fati. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ka qenë e përditshmja katalunase Sport që ka raportuar se presidenti Josep Maria Bartomeu ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro për 17-vjeçarin.

Edhe pse nuk është bërë publik emri i klubit, besohet se oferta ka ardhur nga kampionati anglez.

Barcelona e vlerëson shumë yllin e tyre të ri i cili këtë vit debutoi me ekipin e parë dhe ka luajtur rregullisht.

Ansu Fati . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Megjithatë Fati nuk është i pashitshëm, pasi sipas medieve spanjolle te Barça do të pranonin largimin e tij vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 150 milionë euro.

17-vjeçari ka një kontratë profesioniste me Barcelonën që e mbanë atë në Camp Nou deri në vitin 2022.

Fati këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar pesë gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/