LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat dhe fjalimi i jashtëzakonshëm i trajnerit: Si i motivoi lojtarët arab duke përmendur emrin e Messit për ta përmbysur Argjentinën

Zbulohen prapaskenat dhe fjalimi i jashtëzakonshëm i trajnerit: Si i motivoi lojtarët arab duke përmendur emrin e Messit për ta përmbysur Argjentinën

Arabia Saudite është përkujdesur për befasinë më të madhe deri më tani në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Askush nuk e mendoi se Argjentina do ta humbas atë sfidë kur ishin në epërsi në 45 minutat e para me golin e Lionel Messit, por në fund arabët triumfuan me një rikthim fantastik 1-2.


Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Arabisë Saudite në Twitter tani ka publikuar videon ku shihen prapaskenat nga zhveshtorja dhe si erdhi deri te përmbysja e madhe.

Trajneri francez Herve Renard bëri një fjalim të jashtëzakonshëm mes pjesëve, fjalim që bëri të reflektojnë futbollistët e tij për ta përmbysur rezultatin.

Renard iu tha futbollistëve të tij se nuk është aspak i kënaqur me presingun që po i bëjnë Messit dhe sulmuesve të tjerë të Argjentinës, duke iu thënë atyre se le t’i marrin telefonat dhe të bëjnë foto me kapitenin argjentinas.

“Ky është presingu ynë? Presing do të thotë të ngjitesh lart! Messi, në mesfushë, merr topin dhe ju qëndroni të ndalur, pritni në mbrojtje”.

“Dëshironi që Al Owais (porteri) të shkojë t’i bëjë presing? Merrni celularët dhe shkrepni një foto me Messin po deshët. Nëse jeni para mbrojtjes, nëse Messi merr topin, duhet ta ndiqni”.

“Ata janë të aftë me topin në këmbë. A e patë atë që bënë? Nuk ndjeni asgjë? Nuk e ndjeni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni?”

“Argjentina po luan e qetë. Forca djem, forca. Ky është Kampionati Botëror. Jepni gjithçka!”, ishin fjalët e trajnerit Renard.

Motivimi që trajneri i bëri futbollistëve të tij bëri që ata ta përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë dhe të bëhen temë në mediat më të mëdha botërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori