Zbulohen fanellat e reja të Unitedit, homazh për suksesin e trefishtë të vitit 1999


Pamjet e fanellave të reja të Manchester Unitedit për sezonin 2019/2020 kanë rrjedhur në internet.
Një numër i klubeve të Ligës Premier pritet të veshin fanellat e tyre të reja para përfundimit të këtij sezoni.
Nuk dihet data se kur do t’i veshin fanellat e reja Djajtë e Kuq, megjithatë, Manchester Evening News raporton se tashmë kanë dal në shitje fanellat.
Nëse fotot janë të sakta, futbollistët do të veshin shorce të bardha për dallim të zeza që i kanë veshur këtë sezon.
Besohet gjithashtu se fanellat do të jenë homazh për suksesin e trefishtë të klubit në vitin 1999. /Telegrafi/
https://twitter.com/BiggRedd0008/status/1123292279760928769

Nga
Telegrafi
01/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































