LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen disa nga arsyet e krisjes së raporteve të Ancelottit me Napolin, trajneri donte Icardin dhe shitjen e Insignes

Zbulohen disa nga arsyet e krisjes së raporteve të Ancelottit me Napolin, trajneri donte Icardin dhe shitjen e Insignes

Carlo Ancelotti dëshironte që Napoli të nënshkruante me Mauro Icardin nga Interi dhe të shiste Lorenzo Insignen verën e kaluar.

Ancelotti u shkarkua pas fitores 4-0 kundër Racing Genk që siguroi kualifikimin në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve, në mes të raporteve për një qarje në marrëdhëniet midis tij dhe Presidentit Aurelio De Laurentiis.

E përditshmja La Stampa spekulon se Ancelotti donte sulmuesin e Interit, Icardi verën e kaluar dhe gjithashtu kishte dashur të largonte kapitenin Insigne.

Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin
Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

Napoli kishte qenë i lidhur me një lëvizje për Icardin gjatë gjithë verës, por u raportua se argjentinasi ishte jo i dashur dhe se nëse ai do të largohej nga Interi, do të ishte vetëm për Juventus ose Paris Saint-Germain.

Në fund, Icardi u larguar për tek PSG, duke lënë Napoli për të nënshkruar Hirving “Chucky” Lozano nga PSV Eindhoven.

Ancelotti në dukje po ashtu dëshironte të largonte Insignen, duke e ndjerë se ai nuk përshtatej në sistemin e tij taktik.

Gattuso pritet të emërohet gjatë ditës trajner i Napolit
Lexo po ashtu Gattuso pritet të emërohet gjatë ditës trajner i Napolit

La Stampa raporton se Ancelotti gjithashtu dëshironte një mbrojtës krahu të majtë, por në vend të tij mori Eljif Elmas, një mesfushor qendror.

Gennaro Gattuso është vendosur të zëvendësojë Ancelottin në stolin e Napolit dhe zyrtarizimi i tij është çështje orësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori