LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të tjera rreth ‘UFO-ve sa një valixhe’ të zbuluara nga Pentagoni – mund të jenë mjete spiunazhi të Rusisë ose Kinës

Zbulohen detaje të tjera rreth ‘UFO-ve sa një valixhe’ të zbuluara nga Pentagoni – mund të jenë mjete spiunazhi të Rusisë ose Kinës

Pentagoni ka lëshuar disa raporte të ndjeshme për takimet e avionëve amerikanë të Forcave Ajrore me objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Raportet zbulojnë detaje të incidenteve që tërhoqën vëmendjen e publikut përsëri muajin e kaluar, kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA hoqi shenjën e sekretit nga videot që dokumentojnë takimet ajrore të pilotëve ushtarakë me UFO të dyshuar.


“Këto fluturake janë të vogla, me madhësinë e një valixhe, me ngjyrë argjendi ose të bardhë”, sipas një raporti për një incident të ndodhur në mars 2014.

“Prova bindëse që mund të mos jemi vetëm”: Pentagoni publikon zyrtarisht tri videot që tregojnë UFO-t
Lexo po ashtu “Prova bindëse që mund të mos jemi vetëm”: Pentagoni publikon zyrtarisht tri videot që tregojnë UFO-t

Videoja tregon një fluturake të paidentifikuar të regjistruar me një aparat fotografik infra të kuqe, i cili lëviz me shpejtësi të lartë, me një regjistrim të zërit të pilotit të aeroplanit ushtarak F/A 18, i cili u mahnit nga shpejtësia e UFO-s.

Në këtë koment, vlerësohet se mund të jetë edhe një dron, ndërsa një raport tjetër me komente thotë se objekti fluturues ishte “i bardhë, me madhësi të vogël dhe pa shenja”, kështu që përsëri konstatohet se ka të ngjarë të jetë një dron.

Pentagoni vlerëson se është e mundur që këta dronë operohen nga “forcat e armikut” si Rusia ose Kina me qëllim të mbledhjes së inteligjencës mbi operacionet ushtarake amerikane.

Presidenti Trump ishte i befasuar nga pamjet dhe pyeti nëse ato ishin autentike.

Pentagoni lëshoi tri video në fund të prillit duke treguar pilotët ushtarakë amerikanë që ndeshen me objekte fluturuese në dukje të paidentifikuara (UFO).

Imazhet e bëra nga vitet 2004 deri më 2015, nga të cilat më parë u hoq shenja e konfidencialitetit, tregojnë avionë misteriozë pa krahë që fluturonin me shpejtësi hipersonike pa motor. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori