LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 20 fituesit më të mëdhenj në Ligue 1, PSG ka në listë 18 lojtarë dhe Monaco vetëm dy

Zbulohen 20 fituesit më të mëdhenj në Ligue 1, PSG ka në listë 18 lojtarë dhe Monaco vetëm dy

Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë pa shumë befasi tre lojtarët më të paguar në Ligue 1, dhe Pairs Saint-Germain zë 18 nga 20 vendet e para në listën e përfituesve.

Nuk është një informacion i ri që PSG ka shpenzuar shumë para viteve të fundit, pasi ata mbështeten nga një vend i pasur me naftë në fund të fundit dhe kanë lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit në ekipin e tyre.

Emra të mëdhenj si Messi, Neymar dhe Mbappe janë ata të cilët janë transferuar viteve të fundit dhe padyshim se emrat e tyre gjenden në listën e lojtarëve që fitojnë më shumë në Ligue 1.

Nuk është vetëm treshja e tyre sulmuese që përfitojnë shuma të majme parash, pasi shumica e formacionit titullar, por edhe zëvendësues gjenden në listën e fitueseve të mëdhenj.

Vendime të mëdha në PSG: Kush qëndron dhe kush largohet?
Lexo po ashtu Vendime të mëdha në PSG: Kush qëndron dhe kush largohet?

Sipas gazetës L’Equipe, të gjithë lojtarët, përveç dy prej 20 fituesve më të mëdhenj në Ligue 1 i përkasin skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Vetëm dyshja e Monacos, Wissam ben Yedder dhe Cesc Fabregas gjenden në listën që shpërbënë monopolin parisien.

Pagat në listë janë paga mujore, që do të thotë se Neymar është i pari në liste dhe fiton mbi 4 milionë euro në muaj dhe më shumë se një milionë euro në javë.

Jo shumë prapa tij është Messi i dyti në listë, ndërsa Mbappe është shumë prapa dy partnerëve të tij sulmues, gjë që mund të ndikojë që ai të transferohet te Real Madridi në verë, kur i skadon kontrata.

Në pozitat katër dhe pesë renditen Marquinhos dhe Marco Verratti, ndërsa pas tyre vijnë Achraf Hakimi, Keylor Navas, Angel Di Maria, Giorginio Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumma i dhjeti.

Lojtarët e Monacos, Ben Yedder renditet i 15-ti në listë, ndërsa Fabregas i 18-ti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori