LAJMI I FUNDIT:

Zbriten çmimet e biletave për ndeshjen Feronikeli – Milan

Zbriten çmimet e biletave për ndeshjen Feronikeli – Milan

Organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milan, Agron Selimi, ka konfirmuar se kanë zbritur çmimin e biletave për këtë takim që do të mbahet më 10 gusht në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për organizimin e kësaj ndeshjeje përveç çmimit të biletave.


Selimi ka konfirmuar në Info Magazine të Klan Kosova se tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e derisotshme do t’u rimbursohen, duke iu kthyer mjetet e paguara më shumë.

Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 për qind të kapacitetit të stadiumit  “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej trofeve të fituara të Ligës së Kampionëve me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.


Këto janë çmimet e reja të biletave

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 115 euro kanë rënë në 89 euro.

Ndeshja zhvillohet me 10 gusht nga ora 20:45. Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori